Dhurata Hoxha: Jemi gati të zbatojmë rekomandimet e agjendës evropiane

Dhurata Hoxha: Jemi gati të zbatojmë rekomandimet e agjendës evropiane

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mori pjesë në promovimin e Raportit të Agjendës Evropiane të Reformave të hartuar nga grupi hulumtues Balkans Policy Research Group (BPRG).

Hoxha falënderoi organizatën BPRG për punën e bërë në hartimin e këtij raporti të progresit për Agjendën Evropiane të Reformave dhe për dhënien e rekomandimeve lidhur me hapat e mëtutjeshme.

“Në raportin e publikuar sot, njëra ndër rekomandimet e para ishte edhe caktimi i prioriteteve për vitin 2018”.

“Procesi i integrimit evropian mbetet një nga qëllimet kryesore të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës”.

“Qëllimi i shoqërisë sonë, dhe rrjedhimisht detyra jonë si përfaqësues politik mbetet vazhdimi i konsolidimit demokratik, ngritja e nivelit të sundimit të ligjit dhe e  respektimit të të drejtave të njeriut si dhe ndërtimi i një ekonomie të tregut funksionale. Ne i konsiderojmë vlerat evropiane si tona, dhe rrugëtimi jonë nuk është i plotë pa u bashkuar në familjen evropiane”.

“Ne duhet të tregojmë përkushtim dhe seriozitet në zbatimin e prioriteteve, duke promovuar qeverisjen e mirë dhe fuqizimin e sundimit të ligjit, duke mbrojtur konkurrueshmërinë, duke përmirësuar klimën e investimeve si dhe avancimin e politikave të punësimit dhe arsimit të lartë”.

“Agjenda Evropiane e Reformave do të jetë dokumenti bazë i cili do të sjell reformat e kërkuara dhe rrjedhimisht zbatimin e prioriteteve të caktuara”.