Dhunohet seksualisht 72 vjeçarja në Prishtinë

Dhunohet seksualisht 72 vjeçarja në Prishtinë

Mjekët kujdestar në repartin e gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, të martën mbrëma kanë pasur një detyrë tepër të vështirë.

Një grua 72 vjeçare ka përfunduar në QKUK pasi është dhunuar seksualisht gjatë mbrëmjes në kryeqytet.

Insajderi ka marrë vesh se 72 vjeçarja ka qenë e lënduar shumë si pasojë e dhunës seksuale që kanë ushtruar ndaj saj.

Policia ia ka konfirmuar Insajderit rastin e ndodhur por nuk ka pranuar të jap më shumë informacione në lidhje me rastin.

“Po mund ta konfirmojmë se ka ndodhur rasti, por për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve nuk mund të jepen më shumë informacione”, ka thënë Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Ai nuk ka treguar për lëndimet që ka marrë e moshuara por vetëm ka treguar se nuk ka asnjë të arrestuar.

“Nuk dihet i dyshuari që ka kryer këtë akt”, ka thënë Krasniqi për Insajderin.

Insajderi ka tentuar që të marrë informacione zyrtare në QKUK por ende nuk ka marrë përgjigje./Insajderi.com