Dhunohet brutalisht arbitri

30.11.2017 22:50
Dhunohet brutalisht arbitri

Është botërisht e ditur se futbolli në Argjentinë është diçka serioze, madje më shumë se duhet. Ndjenja është e fortë, madje edhe në kategoritë inferior, aq shumë sa shpesh gjërat precipitojnë në episode të rënda, brenda dhe jashtë fushe.

Episodi më i fundit ndodhi në kampionatin Federal B, pra kategoria e katërt e kampionatit argjentinas. Specifikisht, në çerekfinalen mes Juventud de Pergamino dhe Independiente de Chivilcoy, gjakrat janë nxehur aq shumë me miqtë që ishin në avantazh me një gol, sa që tifozët e ekipit vendas kanë pushtuar fushën.

Gjatë pushtimit e gjithë vëmendja e tifozëve është përqendruar te arbitrat e ndeshjes. Në mediat argjentinase po qarkullon foto e një prej arbitrave në banjon në dhomën e zhveshjes, i mbuluar nga gjaku dhe palta. Përgjigja e policisë ishte e dobët, me tre arbitrat, Bruno Amiconi, Marcelo Acosta e Mauricio Luna, të detyruar për të marrë ndihmën e parë në spital./Telesport.