Dhuna në Nigeri, së paku dhjetë të vrarë

16.11.2017 08:43
Dhuna në Nigeri, së paku dhjetë të vrarë

Katër sulmues vetëvrasës kanë vrarë së paku dhjetë veta dhe kanë plagosur dhjetëra të tjerë në qytetin Maiduguri të Nigerisë.

Sulmuesit, që kanë përfshirë edhe gra, kanë shpërthyer eksplozivët në qarkun Muna, tha policia.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë asnjë grup, por dyshimet bien mbi Boko Haramin.

Grupi shpesh i shfrytëzon gratë si sulmuese vetëvrasëse.

Boko Haram lufton për ngritjen e shtetit islamik në Nigeri qysh në vitin 2009.