Dhuna në familje në Kosovë: Më e pranishme seç duket

Insajderi

Insajderi Xhorxhina Bami

13.08.2018 15:01
Dhuna në familje në Kosovë: Më e pranishme seç duket

Sipas ligjit (NR. 03/L-182) për Mbrojtje nga Dhuna Në Familje [1], dhunë në familje quhet çdo formë e dëmtimit fizik apo verbal i një familjari ose ish familjari. Mund të shkaktohet në formën e abuzimit nga (ish)partneri ose një pjesëtar i familjes si prind, motër, apo vëlla; gjithashtu në formën e abuzimit seksual; të përndjekjes, apo edhe kanosjes. Sipas një raporti nga UNICEF i vitit 2013[2], dhuna në familje ka filluar të konsiderohet si problematike në Kosovë vetëm vitet e fundit. Kjo ndodh për shkak të mos-ekzistencës së konceptit të dhunës psikologjike dhe verbale në shoqëri më herët. Gjithashtu korrupsioni dhe fakti që dhuna në familje nuk është pjesë e Kodit Penal të Kosovës ndikon në mos-raportimin dhe mos-zgjidhjen e çështjeve.

Sipas një raporti të kryer në 2008-n nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)[3], viktimat e dhunës në familje në të shumtën e rasteve nuk raportojnë ngjarjen. RrGK arriti në përfundimin që dhuna është e pranueshme dhe konsiderohet si normale në familje apo në marrëdhënie intime si pasojë e ekzistencës së patriarkatit, alkoolizmit, dhe papunësisë në mesin e burrave. Kjo dhunëështëkryesisht me baza gjinore.

Grafiku1: Të dhënat janë marrë nga Strategjia Kombëtare e Republikës së Kosovës për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, 2016-20204 dhe nga të dhënat e siguruara nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK)

Po të marrim parasysh të dhënat e Policisë së Kosovës[4], raportimet nuk kanë lëvizur aq shumë në vitet 2010-2014. Rastet në prokurorinë e shtetit janë rritur ndjeshëm që nga viti 2010. Adelina Berisha, koordinatorja për Hulumtim dhe Avokim mbi Dhunën në Baza Gjinore nëRrGK, në një intervistë për këtë artikull tha qëkjo ka ndodhur për shkak të akumulimit të çështjeve të pazgjidhura nga vitet e mëparshme. Diçka e tillë vërtetohet edhe nga statistikat e siguruara nga KPK, të kontaktuar me Email.

Grafiku2: Të dhënat janë marrë nga kontaktimi me KPK

Gjithashtu, sipas Programit të Kosovës për Barazi Gjinore 2008-2013[5], në vitin 2006 u raportuan 1371 rastenë policinë e shtetit, ku 92%, ishin të shkaktuara nga meshkujt ndaj femrave. Për më tepër, njëraporti i 2012 i OSCE[6], deklaron që në 2010-n, 80% e viktimave ishin gra. Edhe në 2014-n, 80% e rasteve të raportuara në polici ka qenë dhunëndaj grave.Po ashtu, në 2016-n, 80.5% e viktimave ishin gra. Shihet një ulje në numrin e raportimeve që nga viti 2006, por në vitet e fundit, duke u nisur nga 2010, kemi një rritje të vogël. Gjithashtu, është krijuar një model i përsëritur ku 80%-92% e viktimavejanë të gjinisë femërore. Këto shifra vërtetojnë edhe më tepër ekzistencën e dhunës me baza gjinore nëfamiljet nëKosovë.

Figure 3: Të dhënat janë marrë nga Programi i Kosovës për Barazi Gjinore 2008-20135, Strategjia Kombëtare e Republikës së Kosovës për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, 2016-20204, dhe artikuj të ndryshëm të bazuar në kumtesat për shtyp të policisë së Kosovës4.

Sipas të dhënave të raportimeve në policinë e Kosovës, mund të themi që ekziston një rritje ndërgjegjësimi. Gjithsesi, studime të institucioneve ndërkombëtare dhe OJQ-ve kombëtare, tregojnë që dhuna në familje është më e përhapur. Raportimet në polici ndodhin kryesisht kur viktimat ndihen të rrezikuar për jetën e tyre dhe të familjarëve të tjerë.Në Programin e Kosovës për Barazi Gjinore 2008-20135, thuhet që në një studim, të kryer nga UNIFEM në vitin 2000, vetëm 23% e grave raportuan që ishin pre e dhunës psikologjike dhe fizike nga bashkëshortët. Gjithsesi, në 2008-n, edhe pse pritej që kjo përqindje të ishte e njëjtë ose e zvogëluar, studimi i kryer nga RrGK3, arriti në tjetër përfundim. 46% e grave raportuan që kishin qenë pre e dhunës familjare. Një studim tjetër i ngjashëm i RrGK i vitit 2015[7],nxori përfundimin që 62% e qytetarëve të Kosovës kishin qenë pre e dhunës familjare të paktën një herë ne jetën e tyre. Nga këta, vetëm 1% rezultuan meshkuj. Sipas Adelina Berishës, mendohet që ndryshimi i madh i këtyre përqindjevetë ketë ndodhur si pasojë e rritjes së informacionit dhe vetëdijes në lidhje me dhunën në familje.

Figure 4: Të dhënat janë marrë nga Programi i Kosovës për Barazi Gjinore 2008-20135 dhe studimet e bëra nga RrGK3,8.

Nëse konsiderojmë sa raste të raportuara zyrtare ka pasur në vit mund të themi që vetëm 1% e popullsisë së Kosovës ka qenë pre e dhunës në familje. Kjo është një shifër shumë e vogël, e krahasueshme me shtete si Finlanda[8] ku 41.2% e kabinetit qeveritar janë të gjinisë femërore dhe papunësia është vetëm 2.2% më e lartëtek femrat. Edhe në Finlandë gjinia femërore është zakonisht më e prekura nga dhuna në familje. Në 2015-n[9], 70% e rasteve kishin viktima femra. Gjithsesi, në Finlandë përqindja e dhunës në familje llogaritet të jetë rreth 0.001% dhe nuk ka prova të rasteve tëpa raportuara. Ndërkohë që në Kosovë, situata është komplet tjetër. Po të mbledhim të dhënat nga pyetësorë dhe studime anonime, të analizuara më sipër nga 65% e popullsisë qëështë apo ka qenë pre e dhunës në familje, kemi të bëjmë me 1% të popullsisë që raporton dhe pjesa tjetër, pra 64%, rrinë të heshtur. Pavarësisht se situata duket e ngjashme me një shtet të zhvilluar si Finlanda, në të vërtetë ajo ështëe ngjashme me një nga shtetet më të varfra në botë si Sierra Leone[10], ku është raportuar që dhuna ndaj grave është rreth 66.7%.

Sipas Strategjisë për Bashkëpunim për Zhvillimin e Vendit, nga USAID për vitet 2014-2018[11], arsyet e raportimeve kaq të ulëta lidhen me varësinë e lartë ekonomike të grave ndaj meshkujve të familjes dhe mosbesimin në institucione. Shumë qytetarë nuk do të ishin dakord me përfundimin që gratë në Kosovë janë të varura ekonomikisht nga meshkujt e familjes. Kjo sepse pavarësia e femrës duket të jetë e lartë nëpër qytetet e mëdha si Prishtina, Gjakova, apo Prizreni. Por pavarësia ekonomike nuk mund të shihet vetëm nga vajzat apo gratë që shikoni nëpër kafene apo dyqane, por më thellë, tek pasuritë e regjistruara të tyre. Një raport i Bankës Botërore për Kosovën, në2014-n[12], nxori përfundimin që vetëm 15% e grave në Kosovë kanë të regjistruar pronë. Gjithashtu një raport i BIRN, i 2016-s[13], gjeti që vetëm 16% e grave në Kosovë kanë pronë nën emrin e tyre. Pra kemi një rritje të papërfillshme prej 1% brenda dy viteve. Kjo tregon që pasuria është nën emrin e meshkujve të familjes, pra femrat janë të varura ekonomikisht.

Për më tepër, ekziston mosbesimi nëinstitucionet shtetërore. Kjo ndodh për shkak se shumë gra që kanë kërkuar ndihmë duke raportuar dhe kërkuar urdhër mbrojtjeje nuk e kanë gjetur ndihmën e duhur. Rasti më i bujshëm është ai i Znj. ZejnepeBytyçi-Berisha e cila u vra nga bashkëshorti i saj në2015-n. Sipas raport-reagimit të misionit të OSCE në Kosovë, bazuar në këtë rast specifik[14], Znj. Zejnepee kishte raportuar të shoqin rreth 8 herë. Ndëshkimi maksimal qëai mori ishte 6 muaj burg në vitin 2002, pra 13 vite para se ai ta vriste.Nëkëtë raport të OSCE,u zbulua që nga 13 raste ku është kërkuar urdhër mbrojtjeje emergjente, në vitet 2013-2015, vetëm 7 janë dhënë brenda 24 orëve të parashikuara me ligj.Rasti më i fundit i vrasjes së Valbona Nrecaj dhe të bijës nga ish-bashkëshorti tregon që situata nuk ka ndryshuar.

Sipas Adelina Berishës, shpesh përdoren arsyetime për një dënim më të ulët ose për mos-marrjen parasysh tëçështjeve si trauma e mbetur pas luftës, alkooli, apo papunësia. RrGKka përpunuar një propozim që dhuna në familje të jetë pjesë e Kodit Penal sepse në momentin që ajo do konsiderohet si vepër penale do jetë më e lehtë për prokurorinë të marrë vendimet dhe policia të punojë për mbrojtjen e personave që raportojnë. Një tjetër mënyrë e përdorur nga RrGK për të përmirësuar mënyrën e shqyrtimit tëçështjeve dhe për të mos përsëritur gabimet e mëparshme që kanë pasur përfundime fatale është praktika gjyqësore. Një avokat caktohet për të rishikuar çështjen dhe për ta kthyer atë në shembull për rastet e ngjashme që do të hasen në vazhdim. I tillë ishte rasti i DianaKastratit.

Pavarësisht se ligjet e Kosovës janë shumë përparimtare, mentaliteti ekzistues në Kosovë është ai patriarkal. Dhuna në familje shihet si normale dhe pjesë e jetës duke shkaktuar mos-dënimin e dhunuesve, raportimin e ulët, dhe jetesën e një jete plot dhunë dhe vuajtje. Në Kushtetutëështë e parashikuar mbrojtja e të drejtave njerëzore duke respektuar barazinë gjinore. Ligji për Barazi Gjinore (Akti 05/L-020)[15], e dënon diskriminimin gjinor sepse barazia gjinore është një pjesë e rëndësishme e demokracisë. Për më tepër ekzistojnë programe të ndryshme për promovimin e barazisë gjinore që synojnë trajtimin e barabartë të femrave dhe meshkujve. Pra problemi nuk qëndron te mungesa e ligjeve apo programeve shtetërore për parandalimin dhe ndëshkimin e dhunës në familje me baza gjinore, por në zbatimin dhe qasjen ndaj tyre.

Artikulli është realizuar në kuadër të programit “The next generation journalists program” i cili implementohet nga Open Data Kosovo