Dhoma e Lordëve miraton projektligjin për Brexit

Dhoma e Lordëve miraton projektligjin për Brexit

Projektligji u pranua me 274 vota pro kundrejt 118 votave kundër, ndërsa është dërguar për miratim përfundimtar nga mbretëresha Elizabeta II.

Projektligji për Brexit u soll në rendin e ditës dhe u votua në Dhomën e Lordëve pas diskutimeve në dhomën e ulët të Parlamentit Britanik.

Në dhomën e lartë të Parlamentit Britanik, Dhomën e Lordëve, ka miratuar projektligjin i cili parasheh që qeverisë t’i transferohet e drejta për ta aktivizuar nenin e 50-të për fillimin e procesit të largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian, shkruan Anadolu Agency.