Korea e Veriut i jep kuptim shprehjes “ekonomi me dy shpejtësi”. Fotografitë satelitore tregojnë se shumica e vendoit jeton pa energji elektrike natën, dhe qytetarëve u k" />

Dhoma 39 – Banka kriminale e Kim Jong Un

Dhoma 39 – Banka kriminale e Kim Jong Un

Korea e Veriut i jep kuptim shprehjes “ekonomi me dy shpejtësi”. Fotografitë satelitore tregojnë se shumica e vendoit jeton pa energji elektrike natën, dhe qytetarëve u kërkohet të hanë dy herë në ditë.

Ndërkohë, klasat sunduese, të udhëhequra nga Kim Jong-un shijojnë konjakun, makinat e shpejta dhe havjarin. Në një vend që teorikisht është i falimentuar – me një defiçit tregtar prej më shumë se 10 miliardë USD – kjo “ekonomi e pallatit” thuhet se paguhet prej një organizate shumë të madhe kriminale globale, me qendër në atë që njihet si Dhoma 39 në Fenian, jo shumë larg prej vilës luksoze të Kimit.

Dhoma e fshehtë 39 u krijua nga Kim Il-sung (gjyshi i Jong-un) në fundin e viteve 1970, dhe mendohet që tani fiton më shumë se 2 miliardë dollarë në vit duke falsifikuar “supermonedha” amerikane, prodhuar dhe trafikuar drogë si heroina dhe metamfetamina, shitur cigare dhe ilaçe të falsifikuara, si dhe përmes mashtrimeve të skemave të sigurimeve.

Veprimtaria kriminale në shkallë të gjerë është një pjesë integrale e ekonomisë së KOresë së Veriut. “jo vetëm paguan”, thotë politologu David Asher, “por edhe i shkon për shtat strategjisë së tyre për të dëmtuar interesat perëndimore”. Ai shton: “Në një kuptim, Dhoma 39 është si një bankë investimesh. Ofron paratë për gjërat që ka nevojë Kimi”.

Stafi i Dhomës 39, prej afro 130 vetësh planifikon dhe mbikëqyr operacione kriminale jashtë vendit, si dhe mbikëqyr fabrikat që prodhojnë kartëmonedha false, droga dhe mallra të tjera që kontrabandohen.

Thuhet se kartëmonedhat e falsifikuara janë të një cilësie shumë të lartë. Në vitin 2007, Korea e Veriut bleu aq shumë nga letra speciale Fourdrinier që nevojitet për t’i prodhuar, sa për të krijuar 2 miliardë dollarë të tilla.

Thesari i SHBA e pranoi ekzistencën e Dhomës 39 në vitin 2010, duke e përshkruar si një degë të fshehtë të qeverisë koreano veriore, “i angazhuar në veprimtari të paligjshme dhe menaxhimi e fondeve të errët, si dhe në gjenerimin e të ardhurave për udhëheqjen”, duke shpallur sanksione kundër kujtdo të lidhur me veprimtaritë e saj./Bota.al