Dhjetëra të vrarë nga sulmet ajrore në Siri

Dhjetëra të vrarë nga sulmet ajrore në Siri

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri, thotë se nga një sulm ajror, që e ka goditur një shkollë, që shfrytëzohej si strehim, janë vrarë së paku 33 vetë afër qytetit Raka, që është nën kontroll të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).

Ky observator tha se beson se sulmi ajror ishte ndërmarrë nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bshkuara, që lufton kundër Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

Ky grup tha se aktivistët e tij i kanë gjetur së paku 33 trupa të pajetë në objektin e shkollës, që ishte përdorë si strehim për të zhvendosur nga konflikti, pas sulmit që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

“Banorët lokalë kanë raportuar tek observatori se më tepër trupa janë gjetur, por observatori ende nuk është në gjendje ta dokumentoj këtë “, tha Observatori për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri, shkruan REL.

Forcat kurdo-arabe siriane, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, po zhvillojnë luftë, me ndihmën ajrore të koalicionit, për ta marrë kontrollon e qytetit Raka nga militantët e Shtetit Islamik.