Dhjetëra të lënduar në një aksident trafiku në Spanjë

Dhjetëra të lënduar në një aksident trafiku në Spanjë

Të paktën 24 persona kanë mbetur të plagosur, 3 prej të cilëve në gjendje të rëndë, në një aksident rrugor të ndodhur këtë të mërkurë në Barcelonë, ku u përfshi një autobus me 23 turistë në bord.

Të gjithë pasagjerët dhe shoferi kanë marrë lëndime, 3 prej të cilëve të rënda, 6 të mesme dhe të tjerët të lehta.

Ata janë transferuar në spitale të ndryshme të kryeqytetit katalanas. Për momentin asnjë prej tyre nuk rezulton të jetë në rrezik për jetën.

Sipas të dhënave të mediave lokale, pasagjerët në bordë ishin 7 anglezë, 3 bjellorusë, 2 irlandezë, 5 spanjollë, 2 gjermanë dhe 1 polak.

Aksidenti mund të jetë shkaktuar nga shirat e dendura që këtë mëngjes ranë në Barcelonë.