Dhjetë filma që duhet t’i shikoni gjatë muajit mars

Dhjetë filma që duhet t’i shikoni gjatë muajit mars

Në listën e top dhjetë filmave që do të debutojnë këtë muaj, e që sipas BBC-së nuk duhet lënë pa shikuar, bëjnë pjesë edhe filma që u nominuam për çmimin Oscar javën e kaluar.

Në listë përfshihet një film për ish-presidentin amerikan, George Ë Bush dhe çiklistin e njohur francez, Lance Armstron.

Për adhuruesit e filmit, marsi do të ketë mjaftueshëm filma për të parë gati tre filma gjatë një jave./Insajderi

 

1.Filmi “Midnight Special” – në këtë film bëhet fjalë për një baba në arrati së bashku me djalin e tij të talentuar tetë vjeçar.
2.“Batman v Superman: Dawn of Justice” –  ky film do të jetë vazhdimi i filmit Man of Steel i cili u shfaq në vitin 2013, i krijuar nga regjisori Zack Snyder.
3. “The Program” – në këtë film do të luaj kampioni i çiklisteve Lance Armstrong, fitues shtatë herë në garat e “Tour de France”.
4. “Truth” – në këtë film do të jetë më një përmbajtje politike, ku pas transmetimit të një programit hetues dhe ushtarak ndaj George W. Bush-it nga një ekip gazetarësh, ata humbasin punën e tyre.|
5. “Cemetery of Splendour” – përmbajtja e këtij filmi do të ju bëjë të bini në dilemë në mes të realitetit dhe ëndrrës.
6. “They Will Have to Kill Us” – ky dokumentar do të tregoj historinë  e një grupi të muzikantëve që vendosin për të luftuar përsëri më ekstremistet islamik. Gjatë vitit 2012 pjesa veriore e shtetit Mali në Afrikë janë uzurpuar nga ekstremistet islamik duke mbyllur radiostacionet dhe duke ndaluar muzikën.
7. “Anomalisa” –  një shkrimtar pareshe çdo kund një fytyrë dhe një zë të njëjtë deri sa vjen një i huaj i cili ka një fytyrë dhe një pamje të veçantë.
8. “The Witch”-  regjisori i këtij filmi është Robert Eggers ka paraqitur një magjistar i vitit 1630, i cili gjendet në Irlandën e Re ku ka për qëllim tmerrimin e një familje.
9. “Knight of Cups” – në këtë film është paraqitur një skenarist kalon nëpër vështirsit e veta deri sa arrin në pikën e duhur. Në këtë film do të marrin pjesë aktoret Cate Blanchett, Natalie Portman, Imogen Poots dhe Freida Pinto.
10. “10 Cloverfield Lane” – Në këtë film do të bëhet fjalë për një grua e cila pas një aksidenti më makinë zgjohet në një podrum. Ky podrum është i njeriut i cili e ka shpëtuar nga një sulem kimik./Insajderi.com