Dha ryshfet, dënohet me 5 vjet burg miliarderi i Samsung

Dha ryshfet, dënohet me 5 vjet burg miliarderi i Samsung

Miliarderi i firmës Samsung, Lee Jae-young, u dënua me pesë vjet burg nga një gjykatë në Korenë e Jugut.

Ai u dënua me akuzën e dhënies së rryshfetit dhe vendimi është pjesë e së njëjtës çështje të korrupsionit që rrëzoi nga posti Presidenten e vendit.

Gjykata e Seulit e shpalli fajtor zotin Lee edhe për akuza si përvetësim fondesh, fshehje të fondeve në llogari jashtë vendit, fshehje të fitimeve nëpërmjet veprimtarisë së paligjshme, si dhe për dëshmi të rreme, raporton VOA.

Zoti Lee ka mohuar të gjitha akuzat dhe avokatët e tij u shprehën se do ta apelojnë vendimin.

Banorë të Seulit shpresojnë se vendimi do të ngjallë edhe ndryshime në zhvillimin e ekonomisë së vendit, e cila është dominuar prej kohësh nga korporatat në pronësi të disa familjeve.

“Dhënia e dënimit me pesë vite burgim është një zhvillim i rëndësishëm që shpresoj të bëhet shembull edhe për të tjerët”, thotë studenti 20-vjeçar, Kang Chan-Woo.

Në Korenë e Jugut vazhdojnë proceset gjyqësore ndaj ish-Presidentes së vendit, Park Geun-hye, dhe mikes së saj, Choi Soon-sil, për rolin që ato kanë luajtur në këto skema rryshfeti