Deutsche Bank përfshihet në skandalin e pastrimit të parave  

Deutsche Bank përfshihet në skandalin e pastrimit të parave  

Deutsche Bank është në mesin e institucioneve perëndimore që përpunonte miliarda dollarë në para të gatshme përmes Letonisë.

Banka gjermane ka luajtur një rol të rëndësishëm në një skandal të pastrimit të parave të drejtuar nga kriminelët rusë në lidhje me Kremilin, ajo huazonte 300 milion dollarë tek Donald Trump.

Deutsche Bank është një nga dhjetëra institucionet financiare perëndimore e cila ka përpunar të paktën 20bilionë dollarë, ndoshta edhe më shumë në të holla e “origjinës kriminale” nga Rusia.

Skema, e quajtur “Laundromat globale”, u zhvillua nga viti 2010 deri në vitin 2014, shkruan “The Guardian”.

Agjencitë e zbatimit të ligjit janë duke hetuar se si një grup politikanësh rusë ishin në gjendje të përdorin kompanitë për të pastruar miliarda dollarë në para të gatshme. Kompani të cilat bënin kredi fiktive me njëra-tjetrën.

Deutsche Bank, është huadhënësi më i madh i Gjermanisë,  e cila ka vepruar si një “bankë korrespondente” për “Trasta Bank” deri në vitin 2015. Kjo do të thotë se Deutsche Bank ka ofruar shërbime për klientët ruse jorezidente të Trasta-së. Ky shërbim është përdorur për të lëvizur para nga Letonia për bankat në të gjithë botën.

Gjatë kësaj periudhe banka “Wall Street” mori nga Letonia, duke cituar shqetësimet se vendi i vogël baltikë ishte bërë një qendër për pastrimin e parave ndërkombëtare, sidomos nga Rusia fqinje. /Insajderi.com