I detyruan punëtorët të punojnë në vapë, dënohen 84 kompani

I detyruan punëtorët të punojnë në vapë, dënohen 84 kompani

Për shkak të mosrespektimit të rekomandimit për mbrojtjen e punëtorëve nga moti i nxehtë, Inspektorati Shtetëror i Punës në Maqedoni u ka shqiptuar dënime të konsiderueshme materiale 84 kompanive private.

Sipas një njoftimi, nga 4 e deri më 6 gusht janë kryer 207 inspektime dhe tek 84 kompani është konstatuar se nuk i janë përmbajtur ndalimit të punës në qiell të hapur prej orës 11 deri në orën 17.

Inspektorët kanë vizituar punëdhënës nga aktivitetet e ndërtimit, bujqësisë, mbeturinave, shërbimeve, si dhe kompanive të tekstilit, citon Alsatm.

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale u bëjnë thirrje punëdhënësve që, pavarësisht ndalimit për punë në qiell të hapur, të sigurojnë klimatizim në hapësirat e mbyllura, të praktikojnë punë me dy ndërrime, të ketë pushime më të shpeshta dhe të konsumohen lëngje rregullisht nga ana e të punësuarve. Kontrollet do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.