BE detyrohet të anulojë projektet prej 7.8 milion euro në Mitrovicën veriore

BE detyrohet të anulojë projektet prej 7.8 milion euro në Mitrovicën veriore

Sot, Zyrës së BE-së në Kosovë i është dashur të anulojë ndihmën financiare prej 7.8 milion euro për Mitrovicën e Veriut.

Projektet parashihnin ndërtimin e një qendre kulturore dhe të një ndërtese të re universitare në Mitrovicën e veriut.

“Për fat të keq, autoritetet vendore dështuan t’i largojnë ndërtesat e paligjshme ekzistuese dhe të krijojnë çasje në të gjitha punishtet”, thuhet nw njw njoftim tw Zyrws se BE-sw

“Zyra e BE-së/PPBE shpreh keqardhje për anulimin e këtyre projekteve, nga të cilat do të përfitonin sektori arsimor dhe kulturor në Mitrovicën e veriut. BE-ja i konsideron këta sektorë si esencialë për përparimin e Kosovës dhe i bën thirrje autoriteteve, duke përfshirë edhe ato në nivelin lokal, të mos kursejnë asnjë përpjekje për ta bërë prioritet arsimin cilësor”, thuhet tutje nw komunikatw.

BE-ja, e cila kontribuon pothuajse me 100 milionë euro ndihmë financiare për Kosovën në vit, “mbetet e angazhuar të punojë ngushtë me autoritetet për të investuar në arsimin, kulturën, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.”

Zyra e BE-së, në komunikatë, ka përfshirë edhe një “historik të projekteve”:

Ndërtesa e re e Universitetit të Mitrovicës së veriut, me vlerë mbi 4.5 milionë euro, do të përbëhej nga një bodrum dhe pesë kate. Ajo do të përfshinte klasat, amfiteatrat, laboratorët, një teatër të vogël, një bibliotekë, zyra, një restorant dhe një parking nëntokësor. Përmirësimi i peisazhit ishte pjesë e projektit.

Ndërtimi i Qendrës Kulturore në Mitrovicën e veriut, me vlerë prej 3.3 milionë euro, duhej të shoqërohej me ndërtimin e infrastrukturës përkatëse, duke përfshirë çasjen në rrugë dhe parkingun për vetura, peisazhin e lokacionit dhe ndriçimin e jashtëm, drenazhin e rrugëve dhe  ë parkingut të makinave, etj/Inasjderi.com