Detyrat e vjetra në agjendën e re evropiane

11.11.2017 08:20
Detyrat e vjetra në agjendën e re evropiane

Prioritete të vjetra dhe që do të duhej të përmbusheshin deri në fund të këtij viti, janë përfshirë në një dokument që e ka miratuar të premten Qeveria dhe që përmban prioritetet kyç të agjendës evropiane për vitin 2018.

Janë dukshëm më pak sesa ato që përmbante një draft i Agjendës për Reforma Evropiane (ERA) për vitin e ardhshëm, të cilin Qeveria e ka pasur në diskutim një javë më parë, shkruan sot Koha Ditore.

Kësisoj, drafti i ERA-s 2018, një kopje të të cilit e ka edhe gazeta, përmbante të listuara 187 veprime që duhej të ndërmerreshin në kuadër të 39 prioriteteve, që u takonin 17 fushave të ndryshme.

Dokumenti që është miratuar të premten, një kopje të të cilit po ashtu e ka siguruar gazeta, është krasitur i tëri.

Atij i kanë mbetur vetëm 34 veprime që kanë për qëllim përmbushjen e 10 prioriteteve, të cilat u përkasin vetëm tri fushave.

Kryeministri Ramush Haradinaj nuk ka dhënë shpjegime në Qeveri në lidhje me tkurrjen e veprimeve që ishin paraparë të ndërmerreshin vitin e ardhshëm.