“Detajet do ta vendosin ndeshjen ndaj Hajvalisë”

“Detajet do ta vendosin ndeshjen ndaj Hajvalisë”

Trajneri i Prishtinës, Sami Sermaxhaj, ka thënë se ndaj Hajvalisë Prishtinën e pret një takim i vështirë dhe i luftuar, që do të vendoset nga detajet.

Trajneri i Prishtinës e vlerësoi kundërshtarin para duelit që zhvillohet të dielën në Kishnicë.

“Hajvalia është rival jashtëzakonisht i fortë që e ka dëshmuar vetën jo vetëm në këtë sezon, por ka dy tre vite që kanë ekip shumë kompakt, me shumë pak pika të dobëta. Mendoj se do të jetë lojë jashtëzakonisht e luftuar e me ritëm më të ndryshëm se sa që kishim për Kupë, qoftë për ne apo për Hajvalinë. Detajet e vogla do të vendosin ndeshjen”, deklaroi ish-trajneri i Fushë Kosovës e KEK-ut.

Prishtina udhëton në Kishnicë të dielën për të zhvilluar ndeshjen e parë kampionale të pjesës pranverore, ndaj Hajvalisë në ora 13:00.