Detaje të reja për plagosjen e Azem Vllasit

Detaje të reja për plagosjen e Azem Vllasit

Burime nga policia kanë thënë se avokati Azem Vllasi është plagosur nga një person i cili ka shkuar për ta angazhuar në një rast.

Vllasi nuk ka pranuar që ta përfaqësojë, ndërkohë gjatë fjalosjes, i dyshuari ka nxjerrë revolen dhe e ka plagosur Vllasin.

Avokati ka marrë plagë në krahun e majtë. Policia është afër zbulimit të të dyshuarit.

Policia e di se kush e ka dërguar këtë person te avokati. Insajderi e di identitetin e tij./Insajderi.com