Detaje rreth personit të vrarë në Obiliq

Detaje rreth personit të vrarë në Obiliq

Sot rreth orës 14:00 është vrarë një person i moshës 35 vjeçare, i njëjti është pranuar në QKUK pa shenja jete. Këtë e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Vritet një 35 vjeçar në Obiliq

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar pas rastit të ndodhur, dhe personi i arrestuar është me inicialet F.T i moshës 27 vjeçare.

“Një person F. T 1991 është arrestuar si i dyshuari i këtij rasti, policia po vazhdon hetimet deri ne sqarimin e plotë të rrethanave”, ka shtuar zëdhënësja e policisë. /Insajderi.com

Arrestohet një person pas vrasjes së 35 vjeçarit nga Obiliqi