Detaje nga sulmi me thikë në autobusin gjerman

Detaje nga sulmi me thikë në autobusin gjerman

Policia gjermane ka arritur që ta arrestojë dhe ta fus në paraburgim, autorin e therrjes së dhjetëra personave me thikë, gjatë ditës së sotme në Gjermani.

Zëdhënësi i policisë Dierk Dürbrook  ka konfirmuar për Gazetën BILD, se në këtë ngjarje nuk ka mbetur i vdekur asnjë person, nga 30 sa ishin në autobusin, ku ndodhi krimi.

Edhe pse më herët u raportua për 14 persona të lënduar nga ky sulm, policia gjermane ka thënë se e kanë konfirmuar se të lënduar janë tetë persona.

Kurse, Prokurori Dr. Ulla Hingst, ka konfirmuar se ndaj autorit të kësaj ngjarje është caktuar masa e paraburgimit, duke thënë se ende nuk dihen motivet e këtij sulmi./Insajderi.com