Detaje | Kështu u plagos me armë zjarri para banesës së saj gazetarja

Detaje | Kështu u plagos me armë zjarri para banesës së saj gazetarja

Në emisionin InDoks u transmetua dokumentari “Beteja Ballkanike: Vrite Gazetarin!”.

Është ky një dokumentar do të trajtojë situatën e gazetarëve në Ballkan si dhe zbulohen detaje nga rastet më të rënda ku gazetarët humbën jetën.

Këtu e gjeni të plotë dokumentarin!

Jo shumë ditë më parë në Mal të Zi, gazetarja Olivera Lakic e medias më të madhe atje “Vijesti” u qëllua me armë në këmbë. Mihailo Jovović, kryeredaktori i kësaj të përditshmes për InDoks i sjell detajet e sulmit.

Në 50 minuta të dokumentarit InDoks me autor Visar Duriqi flitet më në detaje për Betejën Ballkanike bardh e zi. Për të vërtetën nga ana e gazetarëve në një anë, dhe betejën kundër tyre nga ana e politikanëve, mafias dhe krimit të organizuar bashkë, në anën tjetër.

Sa gazetarë janë vrarë në Kosovë e sa në shtet në regjion?

Si u bë që në të gjithë rastet e vrasjes së gazetarëve, ose kurrë nuk zbulohen vrasësit, ose kriminelet kurr nuk e marrin dënimin e merituar?

Cilët janë liderët aktual të Ballkanit që kanë pasur skandalet më të mëdha në raport me gazetarët?

Si po vriten gazetarët tash edhe në Evropë, dhe a po ‘Ballkanizohet’ edhe Perëndimi?

Ekskluzivisht për InDoks dhe për këtë dokumentar flasin gazetarët më eminent nga ky regjion.

InDoks është emision hulumtues që prodhohet nga Gazeta Online Insajderi. /Insajderi.com