“Despacito” bëhet videoja më e shikuar ndonjëherë në YouTube

05.08.2017 11:43
“Despacito” bëhet videoja më e shikuar ndonjëherë në YouTube

“Despacito” e Luis Fonsit dhe Daddy Yankee është tani videoja më e shikuar në YouTube e të gjitha kohërave.

Videoja ka më shumë se 3 miliardë shikime dhe ajo është publikuar në janar të këtij viti.

Kjo nënkupton se vetëm brenda 7 muajsh, videoja theu rekordin për t’u bërë videoja më e shikuar e të gjitha kohërave në YouTube, shkruan Gazeta Express.

Në fillim të këtij muaji, kënga e Wiz Khalifas “See You Again” nga Furious 7 e mori titullin nga “Gangnam Style” e Psy, kënga që kishte mbajtur rekordin që nga viti 2012.

Por më herët këtë muaj, “Despacito” u bë kënga më e popullarizuar në botë, gjithashtu edhe në YouTube.