Dështuan të bëhen kryetar komune – shpërblehen me postin e zëvendësministrit

Dështuan të bëhen kryetar komune – shpërblehen me postin e zëvendësministrit

Fatmir Gashi, Heset Sahiti, Xhavit Zariqi, Besnik Hoti e Faruk Nura janë disa prej kandidatëve të cilët nuk arritën të zgjidhen kryetarë komunash në zgjedhjet e 22 tetorit, por pas dështimit tani janë emëruar në pozitën e zëvendësministrit.

Partitë opozitare konsiderojnë se emërimi i një numri kaq të madh të zëvendësministrave paraqet një veprim skandaloz.

Ndonëse Qeveria e tanishme ka emëruar 21 ministra gjithsej, numri i përgjithshëm i zëvendësministrave ende nuk dihet saktësisht.

Kjo meqë Qeveria e re po vazhdon dita-ditës të emërojë zëvendësministra të rinj nëpër dikasteret e ndryshme qeveritare.

Madje pozitën e zëvendësministrit tashmë e kanë zënë edhe disa persona të cilët kanë dështuar të zgjidhen kryetarë komunash në zgjedhjet lokale, shkruan tutje “Zëri“.

Fatmir Gashi, Heset Sahiti, Xhavit Zariqi, Besnik Hoti e Faruk Nura janë disa prej kandidatëve të cilët nuk arritën të zgjidhen kryetarë komunash në zgjedhjet e 22 tetorit e që deri më tani janë emëruar në pozitën e zëvendësministrit.

Partitë opozitare konsiderojnë se emërimi i një numri kaq të madh të zëvendësministrave paraqet një veprim skandaloz.

Kjo pasi, siç thonë ata, një gjë e tillë po bëhet vetëm për t’i sistemuar militantët partiakë dhe për t’i kënaqur apetitet e tyre.