Dështon sërish Milani, ndalet në barazim nga Torino

26.11.2017 17:15
Dështon sërish Milani, ndalet në barazim nga Torino

Milani nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim në ‘San Siro’ kundër Torinos.

Skuadra e Vicenzo Montella, ka barazuar 0-0 me Torinon në kuadër të xhiros së 14-të të Serie A.

Ky është barazimi i dytë për Milanin këtë sezon.

Me këtë barazim, Milani mbetet në pozitën e shtatë, me vetëm 20 pikë.

Xhiron e ardhshme rossonerët e luajnë në udhëtim te Benevento.