Kryeministri Isa Mustafa nuk ia ka dalë ta bind Komisionarin për Punë të Brendshme të BE-së Dimitris Avramopulos që të suspendohet kriteri i demarkacionit për vizat. Në vend të" />

Dështon kërkesa e Mustafës që Brukseli ta heqë kushtin e demarkacionit

Dështon kërkesa e Mustafës që Brukseli ta heqë kushtin e demarkacionit

Kryeministri Isa Mustafa nuk ia ka dalë ta bind Komisionarin për Punë të Brendshme të BE-së Dimitris Avramopulos që të suspendohet kriteri i demarkacionit për vizat. Në vend të kësaj, Avramopoulos i ka kërkuar Mustafës që demarkacioni të nxirret në Kuvend për tu votuar.

Avramopoulos përgëzoi përparimin e bërë nga qeveria e Kosovës deri më tani, duke përfshirë edhe shënimet e rasteve të nivelit të lartë të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Të dy palët u pajtuan që ky progres duhet të jetë i qëndrueshëm dhe në veçanti që numri i dënimeve aktuale të rritet.

“Komisioneri Avramopoulos ka njohur përpjekjet e Kosovës për të ratifikuar marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe e ka inkurajuar kryeministrin Mustafa dhe qeverinë e tij dhe të gjitha partitë politike që ta procedojnë sa më shpejtë atë për votim në Kuvend”, thuhet në një kumtesë të përbashkët të komisionerit të BE-së dhe kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.