Dështon Gruevski – i kalon mandati për formimin e Qeverisë

Dështon Gruevski – i kalon mandati për formimin e Qeverisë

Nikola Gruevski nuk mund të jetë kryeministër e as të formojë Qeverinë e Maqedonisë.

Mesnata e së dielës e ka gjetur atë pa partner koalicioni, pasi partia shqiptare BDI tha se nuk është arritur ndonjë marrëveshje brenda partisë që të pranohet koalicioni me partinë e Gruevskit.

E diela ka qenë afati i fundit kur Gruevski ka mundur ta formojë Qeverinë, në bazë të mandatit që ia ka dhënë presidenti i Maqedonisë.

Pasi Gruevski nuk ka mundur të formojë Qeverinë, Presidenti do të duhet këtë mandat t’ia dorëzoj kundërshtarit të Gruevskit, Zoran Zaev./Insajderi.com

Dështon marrëveshja mes Ahmetit dhe Gruevskit