Dështoi të rizgjidhet drejtor i Doganave në Kosovë, Rama e merr si këshilltar për reforma në Shqipëri

Dështoi të rizgjidhet drejtor i Doganave në Kosovë, Rama e merr si këshilltar për reforma në Shqipëri

Lulzim Rafuna, ka dështuar të zgjidhet edhe njëherë drejtor i Doganve të Kosovës, pasi në konkursin për këtë post triumfoj dikush tjetër, por shpejt ka bërë një vend tjetër.

Teksa në vend të Rafunës, si drejtor i përgjithshëm i Doganës së Kosovës është zgjedhur Bahri Berisha, në fillim të muajit shkurt, kryeministri Rama e ka marrë si këshilltar i tij për sistemin doganor.

“Faleminderit Lulzim Rafunës që pranoi rolin e këshilltarit në kabinetin e kryeministrit të Shqipërisë, pas një eksperience të suksesshme në drejtimin e doganave të Kosovës”, shkroi Rama në Facebook, teksa publikoi një fotografi së bashku me të.

[arve url=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fedirama.al%2Fposts%2F10154500427216523%3A0&width=500″/]

Lulzim Rafuna ishte emëruar drejtor i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, në tetor të vitit 2013 dhe e mbajti këtë post deri në tetor të vitit të kaluar.

Gjatë kësaj kohe, si drejtor, përkatësisht në qershor të vitit 2015, ishte marrë në pyetje në cilësinë e të dyshuarit kryesor.

Ai dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare për veprën– lirim jo ligjor i veturës personale nga taksat doganore.

Rafuna ka qenë zëvendësdrejtor në Dogana dhe shef i Zyrës Ligjore në këtë institucion. Gjithashtu ka punuar më herët edhe në Zyrën Ligjore të Ministrisë së Financave./Insajderi.com