Dështimi i teknologjisë në zbardhjen e së vërtetës për “lajmet e rreme”

Dështimi i teknologjisë në zbardhjen e së vërtetës për “lajmet e rreme”

Në një kohë kur bota është bombarduar nga lajmet e rreme duke nxitur edhe debat global mbi gazetarinë, ndihma e teknologjisë është bërë më shumë se kurrë e nevojshme.

Sipas ekspertit të teknologjisë, John Naughton, i cili shkruan për Independent, e vërteta është një gjë aq e drejtpërdrejtë sa që njerëzit më nuk po lodhen ta gjejnë. Dhe e dyta është dështimi që Facebook-u dhe Google të vlerësojnë që përfitimet e tyre varen në mënyrë kritike në mosmarrjen e përgjegjësisë për çka po shpërndahet nëpër serverët e tyre.

Teknologjia digjitale e ka futur botën në një gropë nga e cila vështirë se mund të dalë, shkruan Guardian. Demokracia liberale mund të ballafaqohet në një kërcënim ekzistencial  pasi sfera publike po ndytët nga gënjeshtrat, injoranca, paragjykimi, teoritë konspirative dhe urrejtja.

2016-ta na ka treguar se shumë njerëz nuk kanë prirje as të provojnë të kuptojnë, kur interneti u jep mundësinë të mbushin këtë mos kuptimësi me efekte politike mbresëlënëse.

Lajmet e rrejshme të cilat ishin sidomos të shpeshta prej fillimit të kampanjave të Trump-it në Amerikë, e pastaj edhe tek lajmet kontradiktore për fytyrat publike, që shpesh ose dorëzoheshim ose shkonim me atë që dukej më e besueshme.

Një rast konkret në Amerikë është teoria konspirative që lidhte disa anëtarë të partisë demokratike me një rrjet të abuzimit seksual me fëmijë, që në fund doli të jetë i rrejshëm. Edhe pse policia e kishte cilësuar si fiktive, kjo besohej si e vërtetë nga 9 për qind e votuesve.

Lajmet e dyshimta dhe të rrejshme publikohen nga njerëz me kreativitet, por qëllimi i tyre është keqdashës. E pasi krijohen me kreativitet, është shumë e vështirë për sistemet e tanishme inteligjente të zbulojnë se cilat janë të rrejshme apo mashtruese.

Por kjo nuk do të thotë që nuk ia vlen të tentohet të gjenden algoritme të reja, edhe pse një tentim nga Google në vitet e 90-ta lë për të dëshiruar.

Për të ilustruar se sa e vështirë është të vijmë deri te e vërteta, marrim shembull shkencën, për të cilën thuhet se prezanton tentimet më serioze për saktësi. Por edhe këtu kemi një dobësi, pasi gabimet statistikore janë shumë të shpërndara.

Një program i bërë nga një hulumtues holandez, zbuloi se në më shumë se 30 mijë artikuj të publikuar në tetë revista të respektueshme shkencore mes 1985 dhe 2013, gati gjysma e atyre artikujve përmbante një gabim statistikor.

Krejt çka kjo n tregon, është se edhe në një fushë të aktivitetit njerëzor që përkushtohet profesionalisht për të bërë gjërat në mënyrën e duhur, saktësia mund të arrihet me vështirësi dhe e vërteta edhe më e pakapshme.