Dështimi i madh i Interit, Gabigol drejt rikthimit në Brazil

14.11.2017 16:37
Dështimi i madh i Interit, Gabigol drejt rikthimit në Brazil

Për ta blerë nga Santosi në verën e vitit 2016, drejtuesit kinezë të Interit shpenzuan rreth 29 milionë Euro, një shifër e konsiderueshme por në ato momente bëhej fjalë për një talent të madh të futbollit brazilian.

Megjithatë Gabriel Barbosa i njohur nga të gjithë si Gabigol rezultoi dështimi i madh i merkatos zikaltër.

Te Interi sezonin e kaluar, ai gjeti shumë pak hapësira duke realizuar vetëm 1 gol, aq sa gjatë verës zikaltrit e huazuan te Benfica në Portugali.

Por në këto muaj të parë 21-vjeçari ka zhgënjyer aq sa shqiponjat e Lisbonës e kanë nxjerrë jashtë projektit të tyre, me Interin që ka filluar të mendojë për t’i gjetur një destinacion të ri futbollistit.

Me shumë gjasa në janar, Gabigol do të rikthehet në Brazil aty ku për të interesohen 4 skuadra Sao Paulo, Flamengo, Cruzeiro por ish klubi i tij Santos.