Dështimi i Hysenit për ta bindur “The New York Times” se Kosova nuk është çerdhe e terrorizmit

Dështimi i Hysenit për ta bindur “The New York Times” se Kosova nuk është çerdhe e terrorizmit

Shkrimi i gazetës prestigjioze “The New York Times” i disa ditëve më parë ku Kosova konsiderohej se “fidanishte e pëlleshme për terroristë”, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni ka thënë se raporti i kësaj gazete nuk qëndron aspak në të vërtetë.

Hyseni ka thënë se Kosova është vendi më i suksesshëm në Evropë sa i përket luftimit të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe se pretendimet e gazetës “The New York Time” nuk qëndrojnë.

“Ato nuk qëndrojnë, absolutisht jo. Unë e mbaj mend artikullin e famshëm të ‘New York Times’ i cili fliste për Kosovën si një vend i pëlleshëm për terroristë, një vend që prodhon terroristë, një fidanishte e terrorizmit kështu ishte quajtur Kosova por nuk qëndron”, ka thënë Hyseni.

Hyseni ka treguar se ka biseduar për një orë e gjysme me gazetaren e “New York Time” por nuk kishte arritur ta bindte ta përfshinë të paktën një fjalë të Hysenit në raporti.

“Me gjithë respektin për një gazetë si ‘New York Times’ unë kam biseduar vet me Karllota Galme autoren e atij shkrimi një orë e gjysmë dhe nuk ka mbërri qoftë edhe një fjali timen ta përfshijë në raport”, ka thënë Hyseni për Ekonomia Online.

Sipas tij e dëshmon fakti se ka më shumë se një vit që asnjë qytetar i Kosovës nuk iu ka bashkangjitur ISIS-it ose qendrave të krizës në Lindje.

“Për aq sa ne kemi informacione, ka gati diçka më tepër se një vjet që asnjë qytetarë i Republikës së Kosovës nuk i është bashkangjitur ISIS-it ose qendrave të krizës në lindje. Gjithsesi nuk mund ta përjashtojmë mundësinë që në rrugë dytësore ose të treta ndonjë qytetarë mund të jetë përvjedhur, por unë po flas për informacionet dhe raportet që ne kemi”, ka thënë Hyseni.

Fillimet e përfshirjes së qytetarëve të Kosovës në luftërat në Siri dhe Irak kishin filluar që nga viti 2012, ku sipas të dhënave thuhet se këtyre luftërave iu bashkuan mbi 300 persona, prej tyre 117 janë kthyer përsëri në Kosovë./Insajderi.com