Dëshmitari Betim Reçica vazhdon dëshminë kundër Limajt dhe të tjerëve

Dëshmitari Betim Reçica vazhdon dëshminë kundër Limajt dhe të tjerëve

Kolegu dhe shoku i Nexhat Krasniqit, Betim Reçica pritet të merret në pyetje sot sërish nga prokurori në rastin e Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit.

Reçica, zyrtar i Prokurimit në këtë Ministri, do ta vazhdojë dëshminë në procesin gjyqësor kundër  Fatmir Limajt, ish-ministër, Nexhat Krasniqit, ish-drejtor i prokurimit, Endrit Shalës, ish-këshilltar i Limajt, Florim Zukës, pronar i kompanisë Tali nga Gjilani dhe Shpëtim Telakut, truprojë e Limajt.

Të akuzuarit ngarkohen në pika të ndryshme për krim të organizuar, keqpërdorim të pozitës zyrtare, keqpërdorim të autorizimeve ekonomike, marrje dhe dhënie të ryshfetit.