Dëshmia e bujshme: “Hazard u qëllua me shuplaka nga shokët e ekipit”

Dëshmia e bujshme: “Hazard u qëllua me shuplaka nga shokët e ekipit”

Ish-shoku i ekipit të Eden Hazard ka zbuluar se si ylli belg i skuadrës së Chelsea e ka nisur karrierën e tij si profesionist, duke u rrahur dy herë nga lojtarët veteranë të ekipit.

Mesfushori belg, tashmë 26-vjeçar ka rigjetur formën e tij më të mirë këtë sezon nën drejtimin dhe inspirimin e trajnerit italian, Antonio Conte, për të kontribuar në ngritjen e “Bluve” të Londrës, në krye të klasifikimit të Premier League.

Të hënë ai do të duhet të përballet me Manchester United, në çerekfinalen e FA Cup, në shtëpinë e “Bluve”, në “Stamford Bridge”.

Por, ish-mbrojtësi i Lille, Gregory Tafforeau ka treguar se si Hazard tërboi keqazi futbollistët e ekipit francez, me karakterin dhe sjelljen e tij, pikërisht në momentin kur u përfshi në ekipin e parë, kur ishte vetëm 16 vjeç.Hazard u bashkua me ekipin e parë të Lille kur ishte vetë 16 vjeç.

“Hazard u paraqit në seancën e tij të parë stërvitore me ekipin e parë të Lille me çorapet të palosura deri në kavilje, me lidhëset e këpucëve të palidhura dhe pa Palestrina. Sa për standardet e tij, ai u stërvit njëlloj sikur të ishte një veteran i klubit. Kjo gjë acaroi të gjithë futbollistët me eksperiencë në ekip. Shumë shpejt pas kësaj, nisa të dëgjoj zëra të ngritur në palestër, madje dëgjova edhe tingullin apo zhurmën e një shuplake”, shpjegon Tafforeau.

“U futa brenda dhe pashë Eden Hazard teksa mbante faqen e tij me dorë. Franc Beria, një prej yjeve të ekipit tonë qëndronte aty para tij me sytë e skuqur nga tërbimi. Mësuam se Enen ishte përballur me Franc në qëndrën e yqtetit dhe ishte tallur me atë në sy të të gjithëve. Dy ditë më vonë ai mori një tjetër shuplakë nga mbrojtësi ynë, Nicolas Plestan. Djaloshi ishte në lot. Që nga ai moment konstatuam një ndryshim në karakterin dhe sjelljen e tij”, risolli në kujtesë, Tafforeau, tashmë 40-vjeçar.

Hazard është njëri nga futbollistët më të rëndësishëm të Chelseat këtë stinor. Ai është kthyer në njërin nga futbollistët më të dëshiruar të trajnerit italian, Antonio Conte. /Telesport.al