Deshi t’i japë 5 euro ryshfet policit, por dërgohet në burg

Deshi t’i japë 5 euro ryshfet policit, por dërgohet në burg

Një person është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë dje pasdite pasi ka tentuar t’u japë ryshfet zyrtarëve policorë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë pasi i njëjti gjersa ishte duke drejtuar një automjet transportues për bartjen e veturave  pa dokumentacion të rregullt i kishte ofruar zyrtarit policor 5 euro para ryshfet”, thuhet në raportin e policisë.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.