Deschamps bën ndryshime në formacion për ndeshjen kundër Shqipërisë

Deschamps bën ndryshime në formacion për ndeshjen kundër Shqipërisë

Trajneri i Francës, Didier Deshamp, po mendon të kryejë dy ndryshime thelbësore në formacionin e skuadrës së tij për ndeshjen e nesërme kundër Shqipërisë. Sipas mediave franceze, trajneri ka vendosur që të lërë jashtë formacionit Grizman dhe  Pogba, edhe pse të dy cilësohen si thelbësorë për lojën e “gjelave”.

Në vend të Pogba, në fazën sulmuese do t’i jepet hapësirë Kingslei Koman, i cili ka bindur Deshamp me paraqitjet në stërvitje dhe sidomos në minutat e fundit kundër Rumanisë.

Ndërkaq, në vend të Pogba, në fushë nga minuta e parë mund të luajë Musa Sisoko, apo Antoni Marsial, në varësi të skemës që do të përdorë Deshamp kundër kuqezinjve.

Një nga arsyet se pse Deshamp mund të ulë në stol dy yjet e skuadrës, është se ai dëshiron me çdo kusht vendin e parë në grup dhe pas fitoreve të ndeshjeve të para, është e qartë se ai do t’i shkojë fituesit të sfidës direkte që luhet të dielën mes Francës dhe Zvicrës, shkruan gazeta shqiptare Panorama.

Pogba dhe Grizman do të jenë më të freskët për ndeshjen në fjalë dhe kjo rrit shanset që francezët të dalin me tri pikë nga ai duel.