Derisa pozonte me një luan filloi tmerri.

Derisa pozonte me një luan filloi tmerri.

Olga Solomina 46 vjeçe kënaqej në parkun safari në Krime kur takimi i afërt me luanin për pak nuk ia morri jetën. Së pari pozonte afër luanit derisa kafsha dukej e qetë, mirëpo në momentin kur e vendosi dorën në të u shkaktua kaos. Vetëm disa momente pas fotografisë, e cila u krijua për lavdërim në rrejte sociale, luani e sulmoi dhe ia kafshoi dorën.

Për fat, drejtori i kopshtit zoologjik Oleg Zbkov ishte në afërsi, dhe menjëherë reagoi dhe e largoi kafshën nga gjahu i saj. Ai e vendosi zonjën Solomina në veturë dhe e dërgoi për t’ia dhënë ndihmën e parë.

Mirëpo Somonia refuzoi të thirret emergjenca, por kërkoi që vetëm ta kontrolloj veterinari dhe t’i jepet alkool për t’i zbutur dhembjet, transmeton Insajderi.com.

“U ula dhe e vendosa dorën në luanin, ashtu si më thanë. Por për një moment ai ma kapi dorën dhe filloi ta shkulë sikur të isha një kukull prej lecke, tregoi për medie Solomina.

“Luanët tjerë u ngritën në këmbë. Unë thjesht i mbylla sytë dhe pritja që të më shqyejnë. Ato disa sekonda pritjeje mu dukën si një kohë pafund”, ka treguar ajo.

Pas incidentit edhe Solomina edhe Zbukov e kanë akuzuar njëri tjetrin rreth fajit për këtë ngjarje., si dhe për mënyrën se si është trajtuar kjo zonjë pas incidentit. Zubkov, i cili u bë i famshëm kur një video i përleshjes së tij me kopenë e luanëve në të cilën ai e përdor papuçen, u bë viral, pretendon se Solomina është vet fajtore për këtë situatë.

“Ishte e dehur dhe nuk është dashur ta prekë luanin”, thotë Zubkov.

Solomina në fund megjithatë kishte kërkuar ndihmë mjekësore, por të nesërmen, ku mjekët kishin konstatuar se nga kafshimi i luanit ajo kishte marrë një infeksion serioz.

“Fjala është për infeksion serioz. E kemi operuar dhe tani është më mirë, por kjo nuk ka përfunduar. Në këtë moment ende nuk dimë se a do të mund ta përdorë dorën me kapacitet të plotë, ka porositur zëdhënësi i spitalit. Nga ana tjetër Solomina ka porositur se kërkon nga kopshti zoologjik dëmshpërblim prej rreth 15.000 eurove./Insajderi.com.