Derisa njerëzit po vdesin urie, Kim Jong-Un ndërton “Disneyland”

Derisa njerëzit po vdesin urie, Kim Jong-Un ndërton “Disneyland”

“Disneyland” i Koresë Veriore i porositur personalisht nga diktatori Kim Jong-un ka bërë publike disa fotografi të pabesueshme.

Aty ka pishina të mbyllura si dhe pishina nën qiellin e hapur, ka lumenj, sallë të gjimnastikës, si dhe dyqane e kafene.

Kim kërkoi ndërtimin e këtij objekti turistik multi-milionësh përderisa njerëzit në vendin  e tij vdesin urie, raporton gazeta “Metro.net”.

Vetëm elita e Koresë Veriore mund ta përballojë që të shkojë në këtë park ekskluziv, apo edhe ndonjë turist kureshtar që lejohet ta vizitojë shtetin e izoluar

Në hyrje të këtij parku, duhet të siguroheni që përkuleni para figurës së babait të ndjerë të Kim Jon-ut, Kim Jong-il.

Disa raporte sugjerojnë se parku kishte vetëm 100 mijë vizita në pjesën e parë të vitit 2016, mirëpo shteti jep një shifër më të madhe-880 mijë vizitorë në vitin e tij të parë.

Propaganda shtetërore pohon se parku është ndërtuar që “të sigurohet se njerëzit i shijojnë të gjitha të mirat e civilizimit socialist”.

Hyrja kushton 7 euro për katër orë, që është shumë për të ardhurat tejet të varfra të qytetarëve të Koresë Veriore.

Vizitorët që shkojnë në Korenë Veriore nuk mund të udhëtojnë të pavarur si dhe mysafirët duhet gjithmonë të shoqërohen nga rojet.

Dhe kjo nganjëherë mund të përfundoj keq, si rasti i studentit amerikan Otto Warmbier, i cili pasi u arrestua, mbeti në koma dhe pastaj vdiq

Festat në Korenë Veriore janë çështje krejtësisht e menaxhuar nga shteti, ndërsa tani Amerika po këshillon qytetarët e saj që mos vizitojnë assesi tokën e diktatorit koreano-verior.