Deri në orën 16:00 votuan 35% të qytetarëve me të drejtë vote në Shqipëri

Deri në orën 16:00 votuan 35% të qytetarëve me të drejtë vote në Shqipëri

Zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj në një konferencë për media ka bërë të ditur se deri në ora 16.00 kanë dalë 35.78 për qind e votuesve me të drejtë vote, ndërkohë që përqindja më e lartë e daljes në zgjedhje është në Qarkun e Beratit me 43.51 për qind.

Qarku i Gjirokastrës radhitet i dyti me 38.14 për qind, ndërsa në Qarkun e Shkodrës është shënuar përqindja më e ulët e votuesve deri në ora 16.00, ku sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së kanë votuar 29.55 për qind e votuesve me të drejtë vote.

Zyrtarë të KQZ-së më herët u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangen nga incidentet e mundshme, ndërsa thanë se procesi i votimit po ecën mirë, pavarësisht disa parregullsive të vogla që nuk kanë ndikim në zgjedhje.