Dërguti: Mbështesim projektligjin për ushtri por do ta shqyrtojmë

Dërguti: Mbështesim projektligjin për ushtri por do ta shqyrtojmë

Lëvizje Vetëvendosje, ka shprehur gatishmërinë për të mbështet projektligjin e iniciuar nga presidenti Hashim Thaçi, për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

Aida Dërguti, Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se ky subjekt politik mbështet këtë projektligj, por do të shqyrtojmë në ndër kohë.

“Në parim ne jemi për krijimin e ushtrisë edhe për këto ndryshim por do ta shohim. Ne sapo e pamë këtë projektligj ne në parim do ta mbështesim por do të  shqyrtojmë në ndër kohë”, ka thënë Dërguti.

Mbështetje projektligjit për krijimin e ushtrisë i është dhënë edhe nga partitë opozitare të tjera si dhe partitë e koalicionit qeverisës.

Qeveria e Kosovës, ka afat një muaji që ta procedojë në Kuvendin e Kosovës, këtë projektligj.

Aktualisht vetëm Lista Serbë është shprehur kundër krijimin të Ushtrisë së Kosovës, e cila tash që nga 4 dhjetori i vitit të kaluar ka bojkotuar punën në Kuvend./Insajderi.com