Dërguti, e vetmja e dorëhequr nga Vetëvendosja

Dërguti, e vetmja e dorëhequr nga Vetëvendosja

Visar Ymeri ka thënë se Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje ka pranuar dorëheqjen e Aida Dërgutit nga pozita e kryetarës së degës së Vetëvendosjes në Vushtrri dhe po ashtu nga pozita si anëtare e Kryesisë.

“E pranuam dorëheqjen e zonjës Aida Dërguti nga pozicioni i saj si anëtare e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe nga pozita si kryetare e degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri”, ka thënë Ymeri.

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje mohoi se Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu kanë dhënë dorëheqje nga Kryesia.

“Përkundër atyre që janë raportuar në media, që nuk janë të vërteta, nuk ka asnjë dorëheqje tjetër”, ka thënë Ymeri.

Mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje ka zgjatur për rreth katër orë. /Insajderi.com