Derbi anglez: Formacionet zyrtare të United dhe City

Derbi anglez: Formacionet zyrtare të United dhe City

Kur kanë mbetur më pak se një orë deri sat ë fillojë ndeshja derbi e kësaj javë në Premier Ligë, Manchester United dhe City kanë bërë publike formacionet e tyre.

Pep Guardiola ka vendosur që në sulmin e Cityt të luaj Ihenacho, i cili në këtë pozitë zëvendëson Agueron e suspenduar. Sagna do të luaj në vend të Zabaletas ndërsa portieri Claudio Bravo pritet të debutojë.

Në anën tjetër, Mourinho ka vendosur që të përfshijë në formacion startues Jesse Lingard, edhe pse ai nuk ka luajtur ende asnjë nedhje në këtë stinor.

Henrikh Mkhitaryan po ashtu do të fillojë për herë të parë, ndërsa në ekip nuk janë Mata dhe Martial.

City dhe United kanë nga nëntë pikë në tabelë./Insajderi.com