Deputetja Tërmkolli e quan ‘ahmak’ Albin Kurtin

28.09.2016 09:25
Deputetja Tërmkolli e quan ‘ahmak’ Albin Kurtin

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosoës, Melihate Tërmkolli në një emision në Klan Kosova e ka quajtur deputetin Albin Kurti “ahmak”.

Kjo për shkak të deklaratës së Kurtit se situata në Ballkan mund të tensionohet duke çuar kështu në konflikte të reja.

“Deklarimi i Albin Kurtit për mundësinë që të ketë luftë në të ardhmen është kërcënim që mund ta bëjnë vetëm “ahmakët” ose azginët. Por pozicionimi me qenë ahmak ose me qenë azgin është edhe më i rëndë se edhe të jesh kriminel”.

“Njerëzit e tillë janë të rrezikshëm për shtetin. Kam frikë se disa veprime të Vetëvendosjes po shkojnë në favor të Serbisë dhe interesave të Rusisë”

https://www.youtube.com/watch?v=QciAsiL9z8k