Deputetja hedh poshtë lajmet se “iu gjet bombola e gazit” në të brendshme

Deputetja hedh poshtë lajmet se “iu gjet bombola e gazit” në të brendshme

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka demantuar raportimet e një medie, e cila kishte deklaruar se ajo kishte fshehur në të brendshmet e saj 6 bombola gazi.

Sipas burimeve të një medie online në vend, që thuhet se janë marrë nga Policia e Kosovës, Nagavci ka futur në Kuvend 6 bombola të gazit, duke i fshehur në të brendshmet e saj.

Por, përmes një postimi në Facebook, Nagavci ka thënë se një raportim i tillë nuk është i vërtetë.

Madje, ajo akuzoi për mungesë etike profesionale dhe morali.

“Unë nuk kam pasur asnjë bombolë gazi. Portalet që publikojnë lajme të rrejshme mund të fitojnë klikime, edhe disa para, por s’kanë aspak etikë profesionale e as moral. Ju që po u shërbeni atyre që po shkatrrojnë këtë vend jeni po aq përgjegjës“, ka shkruar Nagavci./Insajderi.com