Deputetja Haxhiu lirohet nga QKUK-ja

Deputetja Haxhiu lirohet nga QKUK-ja

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, është liruar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës ku edhe po trajtohej pas problemeve shëndetësore që kishte pasur pas seancës plenare të ditës së premte.

Klan Kosova njofton  se deputetja Haxhiu tani vazhdon arrestin e saj shtëpiak prej 30 ditësh ndërsa është liruar nga QKUK me rekomandim të mjekut.  Haxhiu,  po ashtu, me rekomandim të mjekut është duke u trajtuar në shtëpi në regjim shtrati.