Deputetja e VV-së thotë se vizitat e Haradinajt tregojnë se ai nuk ka plan qeverisës

Deputetja e VV-së thotë se vizitat e Haradinajt tregojnë se ai nuk ka plan qeverisës

Vizitat që ka nisur kryeministri Ramush Haradinaj në institucione të ndryshme qysh në dy ditët e para sipas deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina tregojnë se Haradinaj nuk e ka një plan qeverisës.

“Zakonisht kur një qeveri e re vije në pushtet, gjëja e parë që prezanton është që të sjell program qeverisës me të cilin dëshiron të realizojë në 4 vite, dhe pastaj i prezanton njerëzit më të mirë për t’i udhëhequr dikasteret”, ka thënë Pantina në Info Magazine në Klan Kosova.

Sipas saj, kryeministri nuk ka prezantuar fare program qeverisë,  por ka prezantuar një “dokument me parime të qeverisjes, kopje nga kushtetuta ose fraza që të them se janë fyese për deputetët”.

“Haradinaj dhe partia e tij kanë qenë dy mandatë në opozitë dhe kanë pasur kohë të mjaftueshme për t’i identifikuar ato probleme. Haradinaj dhe i gjithë PAN-i kanë pasur kohë, afërsisht 100 ditë që ta hartonin një program qeverisës”, ka thënë Pantina./Insajderi.com