Deputetja e VV-së: Sulmet ndaj figurave publike i shkojnë për shtati pushtetit  

Deputetja e VV-së: Sulmet ndaj figurave publike i shkojnë për shtati pushtetit  

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi ka reaguar ndaj sulmit që është kryer ndaj bashkëshortes së ministrit në ikje Blerand Stavileci duke e cilësuar një sulm barbar por ka kërkuar nga shteti që ta zbardhë këtë rast.

Por sipas Kadaj-Bujupi kjo nuk mund të arrihet me udhëheqësit aktual të shtetit.

“Në një shtet të mirëfilltë policia nuk duhet të jetë selektive në efikasitetin e zgjidhjes së rasteve dhe gjetjes së kryerësve të veprave si kjo e sotmja ndaj Vitore Stavilecit. Sulmet qyqare dhe kriminale sikur ndaj Agron Kabashit, Parim Ollurit, Sokol Zogajt, Arbana Xharrës e Vitore Stavilecit trajtohen vetëm në media duke thurur kështu teori konspirative e propaganda që i shkojnë për shtati veç pushtetit”, ka shkruar Kadaj-Bujupi.

Ajo ka mbrojtur partinë e saj dhe ka akuzuar PDK-në.

“Lëvizja Vetëvendosje! me të gjithë aktivistët e saj nuk do ta ndalë aktivizmin derisa Policia e Prokuroria të çkapen ashtu që rastet si këto të zbulohen e kryerësit të dënohen. Derisa ata që kanë kapur institucionet të përfundojnë prapa grilave e deri sa shteti jonë të jetê shtet i së drejtës!”, ka shkruar Kadaj-Bujupi./Insajderi.com

Në një shtet të mirëfilltë policia nuk duhet të jetë selektive në efikasitetin e zgjidhjes së rasteve dhe gjetjes së…

Posted by Donika Kadaj on Monday, 28 August 2017