Deputetja e VV-së: RTK po linçon qytetarët të cilët mbështesin Vetëvendosjen

Deputetja e VV-së: RTK po linçon qytetarët të cilët mbështesin Vetëvendosjen

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina ka akuzuar Radio Televizionin Publik të Kosovës (RTK) për siç ka thënë ajo po vazhdon të i shërbej linçimit të qytetarëve dhe simpatizantëve të Vetëvendosjes.

Ajo ka thënë se kronika e RTK-së ndaj qytetarit Frashër Oseku i cili paraqitur qytetet si anëtarë i Vetëvendosjes është dezinoformat.

“RTK-ja, medium publik I cili merr mbi 10 milion euro ne vit nga taksat tona,në një kronikë disa minutash akuzon deri në linçim një qytetar, Frashër Osekun, për mënyrën si ai e ka trajtuar flamurin shtetëror”.

“Ata po ashtu dezinformon duke thënë se Oseku ka qenë anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje por për më tepër ata tentojnë të ja mësojnë atdhedashurinë një ish ushtari të UÇK-së ( i cili tani jeton jashtë vendit) i cili ka lënë gjymtyrët e veta në luftën e fundit për lirinë e Kosovës”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ajo ka shkruar se RTK po  e shfrytëzon hapësirën që të merret me individë të cilët nuk kanë funksion në jetë publike, krejt kjo sipas saj po ndodh për shkak se ata e mbështesin Lëvizjen Vetëvendosje.

“Nuk është hera e parë që RTK duke shfrytëzuar hapësirën që i dedikohet publikut merret me individë të cilët nuk kanë asnjë funksion në jetën publike në vend, e të cilët mundohet të I linçoj në forma të ndryshe vetëm pse ata kanë simpati apo për çështje të caktuara kanë mbështetur Lëvizjen Vetëvendosje”.

“RTK duhet të I njoftoj publikun më çështjet që janë në interes për të, siç janë problemet me energji elektrike apo ndalimin e trenave që ndodhin për shkak të hajnive të Klani Pronto deri të bllokada e institucioneve që këta të fundit po bëjnë”, ka përfunduar Pantina.