Deputetja e VV-së pretendon se e di qëllimin e të dorëhequrve – dhe thotë se kanë dështuar

Deputetja e VV-së pretendon se e di qëllimin e të dorëhequrve – dhe thotë se kanë dështuar

Fitore Pacolli ka deklaruar sot se të dorëhequrit nga kjo parti kanë dështuar në “qëllimin e tyre që ta shkatërrojnë VV-në”.

Në një postim në Facebook, deputetja e Vetëvendosjes ka thënë se grupi i ri parlamentar Grupi i Deputetëve të Pavarur është grup i deputetëve që synojnë të realizojnë interesat e tyre individuale.

Ky është postimi i saj:

GDP po çalon ende pa nisur prandaj ky grup nuk ka të ardhme. Ende pa u konsoliduar si grup u iku një deputete. Sa do të qëndrojnë të tjerët mbetet të shihet sepse duke mos pasur parime dhe qëllime të përbashkëta do të qëndrojnë bashkë vetëm derisa sa të arrijnë të realizojnë interesat e tyre individuale.

Tentativa e këtyre individëve për ta shkatërruar Lëvizjen Vetëvendosje dështoi.

Ne që e kishim vërtetë me Zemër kemi qëndrueshmërinë, vullnetin dhe përkrahjen e popullit për të vazhduar rrugëtimin tonë.