“Donika Kadaj e dështuar erdhi në VV, e dështuar u kthy në AAK”

“Donika Kadaj e dështuar erdhi në VV, e dështuar u kthy në AAK”

Anëtarja e kryesisë së Vetëvendosje, Nazlie Balaj, ka reaguar pas rikthimit të Donika Kadaj-Bujupi në AAK.

Ajo në një postim në Facebook, ka thënë se ajo e dështuar ka hyrë në VV dhe si e tillë u rikthye në AAK.

“Donika Kadaj, e deshtuar erdhi ne VV, e deshtuar u kthy ne AAK.“, ka shkruar Balaj.

Donika Kadaj-Bujupi ka bërë të ditur sot se është kthyer në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, nga e cila është larguar gjatë vitit 2016.

Ajo më herët kishte qenë shefe e Grupit Parlamentar të kësaj partie. Por, këtë mandat postin e deputetes e kishte fituar si kandidate nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje./Insajderi.com