Deputetja e VV-së: Dëshmitë që tregojnë se LDK, PDK dhe AAK nuk dallojnë nga njëra tjetra

Deputetja e VV-së: Dëshmitë që tregojnë se LDK, PDK dhe AAK nuk dallojnë nga njëra tjetra

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj kërkesës që Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kishte bërë në seancën e djeshme për shkarkimin e të gjithë ministrave që kanë aktakuza të ngritura për korrupsion.

“Seancën e djeshme, LDK e nisi me kërkesën që ata ministra që kanë aktakuza për korrupsion, të shkarkohen! Shumë mirë! .

Megjithatë Haxhiu ka përmendur faktin se sot pasdite Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër Haki Rugovës e që sipas saj tregon tashmë që LDK ka dy kryetarë komunash që kanë aktakuza për korrupsion.

“Këto aktakuzat për korrupsion, ndaj zyrtarëve të PDK, LDK, AAK etj, dëshmojnë që këto parti nuk dallojnë fare nga tjetra. Shfrytëzimi i pushtetit për pasurim të vetes e familjarëve të tyre, është prioritet i tyre. Andaj këta nuk e luftojnë korrupsionin!”, ka përfunduar Haxhiu postimin e saj në Facebook.