Deputetja e VV-së i përgjigjet ftesës së Zafir Berishës

Deputetja e VV-së i përgjigjet ftesës së Zafir Berishës

Thirrjes së Zafir Berishës drejtuar LVV-së e LDK-së që ti bëjnë 60 vota për ta rrëzuar qeverinë Haradinaj, ju ka përgjigjur deputetja e LVV-së, Drita Millaku.

Në thirrjen e tij, Berisha, i ka premtuar dy partive respektive se do të jetë vota e 61 nëse ata arrijnë ti bëjnë 60 vota për ta rrëzuar qeverinë, me qëllim që të shohin se sa do ta respektoj ligjin Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, mbi kandidatët.

E për rrjedhojë, Drita Millaku, tashmë deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LVV-së, i ka bërë thirrje Berishës që ti bashkohet duke filluar nga Prizreni.

“Zafir Berisha paska kërku që ti bëjmë 60 vota e ta rrëzojmë qeverinë.

Përgjigje: Zafir nëse e ke seriozisht hajde bëhemi bashkë ia fillojmë nga Prizreni“, ka shkruar në mes tjerash në profilin e saj në Facebook, Drita Millaku.