Deputetja më e votuar e LDK-së pranon vetëm koalicionin me VV-në

Deputetja më e votuar e LDK-së pranon vetëm koalicionin me VV-në

Deputetja e cila ka marrë më së shumti vota nga lista e kandidateve nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Vjosa Osmani e ka pranuar se koalicioni me PDK-në e ka sjellë LDK-në në këtë derexhe duke humbur qindra-mijëra vota, andaj ajo thotë se partia e saj nuk ka opsion tjetër pos refuzimit total të PDK-së.

“Beteja jonë ka qenë kundër PDK-së dhe një konsistencë e uniteti i tillë në LDK pritet edhe sot. Koalicioni me PDK-në ka qenë kafshatë që nuk kapërdihet, por kjo nuk guxon të përsëritet”, ka thënë Osmani në KTV.

Kësisoj, Osmani që ka marrë mbi 60 mijë vota në zgjedhjet e 11 qershorit, thotë se e vetmja zgjidhje e LDK-së është që të shkojë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Unë jam ithtar e negociatave me VV-në dhe që që ulemi e të diskutojmë programin dhe pastaj vendosja e emrave nuk do të jetë problem”, ka thënë Osmani.

Sipas saj, PAN nuk i ka votat për të krijuar Qeverinë dhe se presidenti Thaçi duhet t’ia jap mandatin koalicionit tjetër nëse PAN nuk mund ta formojmë Qeverinë.

“Presidenti duhet t’ia japë mandatin koalicionit që i ka vota”, ka thënë Osmani./Insajderi.com